Kurse, numri i atyre që votojnë për herë të parë, sillet diku në rreth 3 mijë votues.
Ferid Shabani, kryesues i Komisionit Komunal Zgjedhor për Komunën e Gjilanit, ka njoftuar, sot, se materiali zgjedhor për Zgjedhjet e Parakohëshme Nacionale, tashmë ka arritur.
“Materiali jo sensitiv ka arritur me kohë dhe i njëjti do të shpërndahet sot prej orës 14.00 nga Depoja e Komisionit Zgjedhor që gjendet në shkollën “Thimi Mitko” të Gjilanit”, ka thenë ai.
Sipas tij, në ora 9.00, ka arritur edhe materiali senzitiv (i ndjeshëm), i cili do të shpërndahet nesër në mëngjes, me fillim nga ora 4.00.
“Kanë me votue 103 mijë e 54 votues. Votuesit me nevoja të veçanta, numri i të cilëve është 83 syresh, do të votojnë në shtëpitë e tyre, në shërbimin e të cilëve do të jenë 4 ekipe moblile”, ka thënë , kryesuesi Komunal i Komisionit Zgjedhor për Komunën e Gjilanit.
Shabani tha se Komuna e Gjilanit ka 34 Qendra Votimi, kurse do të votohet në 129 vendvotime.
I pyetur se cili është numri i votuesve që votojnë për herë të parë, ai tha:”Numri i votuesve që votojnë për herë të parë sillet diku në rreth 3 mijë votues”.
Ndërkaq, ka apeluar që votuesit e Komunës së Gjilanit, të dalin jo vetëm sa për të votuar, por për t’a shfrytëzuar mundësinë që t’a zgjedhin të preferuarin e tyre./GJILANI.INFO/