Ish -ministri i Tregtisë, Bajram Hasani u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, duke thënë se forca e qytetarëve është vota.
“Mos e lini pa dalë, nga ju sot varet se kush do të jetë në krye të shtetit. Votoni, votoni, votoni!”, ka shkruar në profilin e tij Hasani.
Postimi i plotë:
Forca e qytetarit është vota. Të dashur qytetarë, dilni e votoni sot. Të rinj, të reja, gra, burra e të moshuar dilni votoni.
Unë dhe bashkëshortja ime Arbenita votuam. Pamë një proces të qetë e të rregullt.
Uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund të procesit.
Mos e lini pa dalë, nga ju sot varet se kush do të jetë në krye të shtetit.
Votoni, votoni, votoni!