INTERPOL’i ka pranuar që kërkesa e Kosovës të përfshihet në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, që javën e ardhshme mbahet në Kili, por gjasat që dështoj prapë në mënyrë ‘spektakulare’ janë të mëdha. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Nebojsa Stefanovic njoftoi sot përpara udhëtimit të tij në Kili se Serbia ka argumente të forta policore, ligjore dhe politike që e bëjnë të pamundur pranimin e Kosovës në Interpol.
Një pjesë e delegacionit serb është tashmë në Kili, ku së shpejti ata do të bashkohen nga Stefanovic, Ministri i Brendshëm Serb, të cilët nuk janë ndalur në asnjë moment në luftën për të parandaluar Kosovë që të pranohet në Interpol.
Le të kujtojmë se lufta diplomatike kundër kërkesës së Kosovës ka vazhduar që nga Asambleja e Përgjithshme e vitit të kaluar në Dubai, në të cilën kjo kërkesë u refuzua.
Kili, shtet ky qe se njeh pavarësinë e Kosovës në minutën e fundit, i dha pjesëmarrje delegacionit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme.
Ndryseh, një nga zëvendësit e Haradinajt i ka thënë gazetës se kryeneçësia e kryeministrit në detyrë do t’i kushtojë Kosovës me ‘dështim spektakolar’.
Një nga pesë zëvendëskryeministrat, i cili ka folur në kushte anonimiteti për Kohën Ditore, ka thënë se shkaku i kontekstit politik në të cilin ndodhet vendi, është thuajse e pamundur të korret ndonjë sukses në çfarëdo procesi anëtarësimi.
Zëvendës kryeministri që i ka treguar për problemet e anëtarësimit në INTERPOL, ka treguar se SHBA’ja e ka bërë të qartë se dështimi eventual për anëtarësim si pasojë e mostërheqjes së aplikimit, do të kishte pasoja fatale për perspektivën për integrim në organizata ndërkombëtare në të ardhmen./gazetametro.net