Drejtori i Arsimit te Bursas së Turqisë, Gürhan Çokgezer së bashku me drejtorët e disa shkollave atje, ka vizituar shkollat e Gjilanit, të cilat muaj më parë janë binjakëzuar mes vete.
Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka mirëpritur delegacionin e udhëhequr nga Çokgezer, ndërkaq ka theksuar se ky është edhe një hap drejt bashkëpunimit të madh mes vete.
Gagica e Çokgezer janë shprehur me këtë rast se ndihen jashtëzakonisht mirë që falë binjakëzimit të shkollave, nxënësit dhe mësimdhënësit të bashkëpunojmë për ngritje të cilësisë në mësim, shkëmbimin e përvojave, por edhe krijimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të projekteve të përbashkëta.
Shkolla e Gjilanit, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit në prill të këtij viti janë, Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini”, shkolla “Abaz Ajeti”, “Sadulla Brestovci”, “Vatra e Diturisë, “Zija Shemsiu”, “Nazim Hikmet” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Arbëria”.