Lutfi Haziri është emëruar shef i Ekipit Negociator të LDK-së për bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me koalicionin qeveritar.
Emërimi i Hazirit në krye të këtij ekipi është bërë nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.
Haziri do t’i prijë negociatave nga sot e tutje, teksa grupet punuese do të drejtohen nga krerët e grupeve të ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në ndërkohë, sot është mbajtur takimi i tretë i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së ku në fokus ishte harmonizimi i programit ekonomik.
Janë paraparë që të mbahen edhe katër takime të grupeve punuese ku do të diskutohet për katër tema të tjera – për drejtësi, çështjet sociale, për arsim dhe shëndetësi.