Sulltan Bislimi, 43-vjeçar, nga Zhegra e Gjilanit, është diagnostikuar me tumor malinj gjigand të indeve të buta në pjesën e kofshës së majtë. Mjekët kanë konstatuar se Sulltani ka nevojë për një ndërhyrje urgjente, e cila duhet të bëhet jashtë vendit, konkretisht në Maqedoninë e Veriut.
Shuma prej 20 mijë euro, e cila nevojitet për operimin e Sulltanit, është e papërballueshme për familjen.
Familja Bislimi, e pafuqishme që t`i përgjigjet vetë kësaj sfide, e cila po e shkatërron Sulltanin para syve të saj, ka vendosur t`u drejtohet me këtë apel për ndihmë njerëzve të vullnetit të mirë, e bindur se bashkërisht, me ndihmën edhe të mjekut dhe të Zotit, mund të mposhtin këtë sëmundje të rrezikshme.
Familja Bislimi mirëpret çdo ndihmesë financiare nga qytetarët, për të nisur betejën për shërimin e Sulltanit. E vetme nuk ia del dot.