Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se deri më tani me Lëvizjen Vetëvendosje kanë arritur të harmonizojnë mbi 90 për qind të çështjeve.
“Po bisedojmë për çështjet që na bashkojnë, nuk po hapim kaptina të së kaluarës. Nuk shoh asnjë pengesë. Mendoj që 92 për qind jemi marrë vesh. Grupet punuese po bëjnë që liderët në fund me pas shumë pak punë ose hiq punë, na duhet marrëveshje e qartë, jo marrëveshje me gojë, a dy faqe me shkrim”, ka thënë Haziri në Debat Plus.
Tutje ai ka thënë se çështjet e nxehta do t’iu mbetet liderëve të të dyja partive.
Kujtojmë që Lutfi Haziri është emëruar shef i Ekipit Negociator të LDK-së për bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me koalicionin qeveritar.