Analisti politik Dardan Velija, ka folur në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova lidhur me pozicionimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes në institucione pas arritjes së koalicionit qeverisës.
Velija tha se Vjosa Osmani duhet të jetë e pozicionuar ashtu si e kërkon vota.
Ai theksoi se nëse Osmani orientohet të marrë pozitë në Qeveri,ajo duhet të jetë ministre e Punëve të Jashtme.
“Vjosa është personi më i votuar i qytetarëve nga LDK. Ajo duhet të jetë e pozicionuar ashtu si e kërkon vota. Nëse ajo është në qeveri do të duhet te ishte në pozitën e Ministres së Punëve të Jashtme “- tha Velija.