Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta përkrah Albin Kurtin nëse ai do të punojë në interes të vendit.
Kështu ka deklaruar Haradinaj pasi që ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit.
“Ai do të jetë kryetar i qeverisë së vendit nëse e voton parlamenti, i uroj suksese, nëse punon në interes të vendit do ta përkrahi nëse jo do ta kundërshtojmë”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Haradinaj po ashtu ka thënë se të gjithë ata që e kanë përkrahur ndarjen e Kosovës kanë gabuar.
Ai ka përmendur Hashim Thaçin, Edi Ramën, Vlora Çitakun dhe Aleksandar Vuçiq si pjesë e kampanjës për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve.