Lëvizja Qytetare “Vatra” në bashkëpunim me shoqërinë civile mbajti një protestë simbolike me moton : “Gjilani si rrotë rezervë”. Protestë kjo në të cilën u shfaq pakënaqësia në lidhje me mospunën e kryetarit Lutfi Haziri, apo më saktë, siç u tha në lidhje neglizhencën që ky i fundit po ia bënë Gjilanit, duke u marrë vazhdimisht me punët Prishtinës e duke e harruar Gjilanin krejt.
Folësit: Durim Kadriu nga “Vatra”, Avni Rudaku nga shoqëria civile si dhe Sokol Haziri, aktivisti politik dhe ish drejtor I shërbimeve publike në Gjilan, e kritikuan kryetarin Haziri për këtë neglizhencë që po ia bënë Gjilanit, kërkuan që Gjilanin të mos ta përdor vetëm për t’u fuqizuar në Prishtinë, por të merret me punët për të cilat është zgjedhur kryetar. Punë të cilat me vite presin për t’u kryer.
E kritikuan gjithashtu edhe për mos marrjen e masave të duhura në lidhje me mungesën e ujit.
Për fund organizatorët kërkuan që edhe qytetarët e Gjilanit të jenë më aktiv në kërkimin e përgjegjësive ndaj udhëheqësve të tyre.