Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në “Ferki Aliu” gjatë ndeshjes Vushtrria dhe Gjilani, teksa futbollisti brazilian i ‘kuqebardhëve’ Jackson Ferreira është ofenduar nga tifozët vendas në baza racore, raporton Gazetasheshi.com.
E gjitha kjo ka ndodhu në fundin e pjesës së parë, teksa tifozët vendas kanë brohoritu “hu-hu-hu-hu” dhe e kanë quajtur “monkey” që në shqip i bije “majmun”, futbollistin brazilian Ferreira.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes nuk e ndaloi ndeshjen, por delegati mori shënimet e duhura, teksa pritet ta raportojë këtë skandal.
Por, ky nuk isht skandali i vetëm në këtë përballje, pasi që ndeshja u ndërpre në minutën e 60-të të ndeshjes, teksa gjyqtari i katërt Burim Jahmurataj u qëllua me mjete të forta nga tifozëria vendase.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta, teksa Policia e Kosovës kishte ndërhyrë për ti larguar tifozët në pjesën perendimore të stadiumit.
Ndeshjen e fitoi në fund Gjilani me rezultat 3-1.