Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjilan, mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin janë zgjedhur kryetari, nënkryetari, sekretari dhe delegatet e kësaj Dege. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 84 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 95 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë.
Kuvendin e hapi me një fjalë rasti Kryetari i DR Gjilan z. Shemsedin Piraj, ndërsa Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli përshëndeti punimet e këtij Kuvendi duke uruar që procesi zgjedhor të shkoj në mënyrë sa më demokratike duke theksuar se Oda e Avokatëve të Kosovës duhet të jetë në funksion të zbatimit të misionit të saj.
Avokatët e Degës Regjionale në Gjilan vendosen përmes votimit se në mandatin e ardhshëm këtë Degë do ta udhëheq avokat Flamur Ahmeti i cili u zgjodh kryetar i Degës, me shumicë votash, ndërsa kundërkandidate ishte avokatja Elvira Haziri.
Po ashtu, avokatët gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Gjilan. Nënkryetare e Degës Regjionale në Gjilan u zgjodh av. Fjolla Ukshini pas votimit ndërsa pretendent për këtë pozitë ishte i propozuari av. Ilir Rashiti, ndërsa për sekretar me aklamacion është zgjedhur avokati, Granit Ramadani.
Avokatët e Regjionit në Gjilan zgjedhën 8 (tetë) delegatët e saj të cilët do të përfaqësojnë në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Oda e Avokatëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe demokratike është duke i mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale. Kryetarët e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.