Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare sot po funksionon në shumë vende të botës dhe qëllimi që nga themelimi i këtij rrjeti ka qenë bashkëpunimi mes bizneseve shqiptare.
Nazar Mehmeti, president i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, tha se në fillim kanë qenë vetëm disa persona, ndërsa sot janë shumë.
“Kemi qëllim të rrisin sa më shumë bashkëpunimin e bizneseve shqiptare”, tha ai.
Kurse Naim Dedushaj, themelues, tha se me këtë rrjet është rritur bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në diasporë.
“Sot ky rrjet është në 25 vende të botës. Ky rrjet ka synim forcimin ekonomik” tha ai sot në RTK.
Sipas tij tani janë urë lidhëse. ‘Mërgata shqiptare gjithëherë ka dhënë shumë për Kosovën dhe tani ka ardh koha për investimet”, tha ai.