KRU Hidromorava qenka pergjigj ne menyre qesharake duke ja huqur totalisht kerkeses se qytetareve te lagjes “Isa Kastrati”.
Te nderuar menaxhment i kompanise “Hidromorava”, neglizhimi i kesaj lagje me nderrimin e gypit nuk ka te bej fare me thatesin qe ka kapluar vendin tone, por me nderrimin e prioriteteve nga menaxhmenti juaj per te investuar me direktiva apo qellime tjera ne pjese te ndryshme te komunes (mire qe kane ndodhe ato investime amo jo duke e neglizhuar nje lagje ne qender te qytetit).
Duke hasur ne vesh te shurdhur ju na keni vendosur ne nje pozite te pa lakmueshme, qe komunikimi yne te zhvillohet nepermjet mediave. Lagja “Isa Kastrati” ka qene ne planifikim per investime pas kryerjes se tenderimit ne muajin dhjetor (investimet jane parapar ne muajt Mars-Prill, ju keni anashkaluar kete pjese dhe keni vazhduar ne lagje tjera.
Ne si banore te kesaj lagje i gezohemi te gjithave investimev ne cdo cep te qytetit por jo duke na anashkalur dhe duke na mbajtur peng i investimev nga komuna.
Ne nuk do te zmbrapsemi nga e drejta jone qe te jetojm dinjitetshem, prandaj filloni investimet sepse kompromis nuk do te pranojme.
P.S. Ne fotot e bashkangjitura do ti shihni disa investime ne pjese te ndryshme te qytetit ne vitin 2019.
Me respekt
Keshilli Lagjes Isa Kastrati