Viteve të fundit diskursi publik në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian është dominuar nga raportimet dhe debati publik për shkallën e emigrimit të qytetarëve nga rajoni i Ballkanit.
Në mënyrë që ky diskurs të jetë sa më i informuar, Instituti EPIK ka ndërmarrë hulumtimin e radhës, për të kuptuar ndikimin real të emigrimit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së gjatë periudhës 2008-2018, njofton Klan Kosova.
Sipas këtij instituti, Shqipëria dhe Kosova e udhëheqin rajonin në të gjitha kategoritë e emigrimit.
“Sa u përket qytetareve të zënë duke qëndruar ilegalisht në BE, gjatë periudhës 2008-2018 janë zënë 451,015 shtetas të Shqipërisë. Kjo është më shumë se numri i shtetasve të kësaj kategorie ngatë gjitha vendete tjera të rajonit të marra së bashku. Me fjalë të tjera, 16% e popullsisë së Shqipërisë është zënë ilegalisht në BE gjatë kësaj periudhe”.
“Shqipëria ka udhëhequr rajonin edhe me numrin e shtetasve që kanë fituar lejen e qëndrimit në BE. 622,171shtetas të saj e kanë fituar atë gjatë periudhës 2008-2018. Kjo përbën 39% të qytetarëve nga i tërë rajoni që kanë fituar leje qëndrim në BE”.
“Shqipëria ka udhëhequr rajonin edhe me numrin e qytetarëve të cilëve u është refuzuar hyrja në BE. Gjatë periudhës 2008-2018, 332,470shtetasve nga rajoni u është refuzuar hyrja në BE. Më shumë se gjysma e tyre, apo 170,450, kanë qenë shtetas të Shqipërisë”.
“Kosova është në vendin e dytë për nga shkalla e emigrimit në BE,me 529,647 shtetas, apo 30% të popullsisë. Vendi me shkallën më të ultë të emigrimit është Mali i Zi me 36,089 shtetas, apo 6% të popullatës”.