Me datë 24.11.2019 në Tiranë u mbajt Kampionati Mbarëkombëtar në Karate, i 20-ti me radhë, nën organizimin e Federatës së Karatesë Shqiptare.Ne të cilin klubi i karatesë “Drita” morri pjesë me 7-të garues.
Edhe në këtë Kampionat Mbarëkombëtar garuesit tanë na përfaqësuan denjësisht pjesëmarrës duke u shpallur 3 kampion mbarëkombëtar, 2 nën kampion mbarëkombëtar ndërsa 2 garues u stolisë me medalje të bronztë.
Kryetari i klubit Arsim Ibrahimi, kryesia e klubit, kryetrajneri Blerim Hajdari, prindërit dhe karateistët e K.K. “Drita” përgëzojnë garuesit tanë për rezultatet e arritura.
Në fund nuk do të shtojmë tjetër veçse të themi se TRADITA VAZHDON.