Pas më shumë se 24 orë kërkimesh, është arritur të nxirret trupi i pajetë i Shemsedin Abazit, shtetasit të Kosovës që vdiq pas tërmeteve në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, njofton Klan Kosova.
”Tashme sapo e nxorrem nga germadhat e hotel Tropikal, te ndjerin Shemsedin Abazi, nga Livoqi i Eperm i Gjilanit.
Ngushllime familjes Abazi per vdekjen tragjike te djemeve te tyre nga termeti !
Ambasada e Kosovës ne Tiranë”, shkruan Hasani duke shprehur ngushëllime për familjarët.