Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për Certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.
LVV, si parti e para në këto zgjedhje, ka marrë 221.001 vota (26,270%), LDK e dyta me 206.516 vota (24,548%), PDK e treta me 178.637 vota (21,234%), koalicioni AAK-PSD 96.872 vota (11,515%), ndërsa zyrtarisht koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun duke marrë 42.083 vota, apo në përqindje 5,002%.