Sot prezentuam hulumtimin e opinionit publik në konferencën në lidhje me P/LEDH dhe dukurite e tjera negative, në bashkëpunim me Mekanizmi Referues të Komunës së Gjilanit, projekt ky i financuar nga zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, mbështetur nga Fondacioni Qendresa Kosovare dhe Ministria Rinisë, Kulturës dhe Sporteve.
Në konferencë morrën pjesë Zëvendëskryetari i Komunës së Gjilanit z. Arbër R. Ismajli, Z. Xhevat Bajrami nga MKRS, Naim Aliu nga BIK-Gjilan, EVSB nga Vitia me përfaqësues Imri Emërllahu, QPMS me Drejtor Xhevat Aliu, Organizatat ndërkombëtare si OSBE, UNDP, përfaqësues nga BE, pastaj Policia e Gjilanit, KVRL-Gjilan me Kryetar z. Mehmet Zylfiu, OJQ #AssistKosovo Drejtoresh ekzekutive znj. Visare Berisha
Shoqata Vizioni nga Presheva, Mediat Elektornike dhe përfaqësues tjerë nga OJQ-të vendore.
Në përfundim u dhanë rekomandimet nga hulumtimi për institucionet gjegjëse si ne nivel Komunal dhe Qendror.