Fc.Drita e pati një përballje të vështirë kundër Ballkanit në Suharek në rundin e dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.
Ballkani dhe Drita e kërkuan kalimin në rundin e dytë të DigitAlb Kupës përmes vazhdimeve, pasi që koha e rregullt në Suharekë përfundoi 1-1.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërkohë që vazhdimet nuk prodhuan fitues. “Portokallinjtë” ishin më të sakt nga penaltitë, pasi që gabuan vetëm njëherë. Izair Emini dhe Betim Haxhimusa dështuan nga penaltia për gjilanasit.