Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka bërë me dije për një aksident trafiku që kishte ndodhur, ditë më parë, në rrugën Uglar-Malishevë, fshtra këto të komunës së Gjilanit.
Sot, nga raporti shtesë i policisë, mësohet se si pasojë e këtij aksidenti, një person ka marrë lëndime të rënda dhe i njëjti ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.