Shpesh na ndodh të hasim në një fenomen të çuditshëm te ndonjë familje, ku çdo vitë punojnë diçka kah shtëpia. Herë ia shtojnë një kat, herë ia shtojnë një dhomë, herë ia heqin gjysmë kati, herë i shtojnë një palë shkallë, herë i ndërrojnë ngjyrën e herë ia ndërrojnë fasadën. Dhe në fund pas gjithëatyre shpenzimeve e rrënojnë krejt shtëpinë për ta ndërtuar një herë e mirë një të re. Pra, gjithë ato shpenzime shkuan kot. Thjesht “prish e maro.” Njëjtë siç po bënë edhe udhëheqja e Gjialint.
Jemi dëshmitarë të projekteve komunale që bëhen shkel e shko vetëm sa për t’ia bërë adetin, por më interesante është logika e investimeve që bëhen në objektet që janë në plan për t’u rrënuar.
Si është e mundur që komuna është aq miope dhe pa një plan afatgjatë? Pse investohet në ato objekte të cilat janë në plan për t’u rrënuar? Çka është kjo punë “prish e maro”? A mos ndoshta kjo strategji i konvenon pushtetarëve të cilët mund të shpallin më shumë tenderë e rrjedhimisht më shumë mundësi për keqpordorim.
Një tender për renovim e një tjetër për rrënim, pra renovim, rrënim dhe keqpërdorim të taksapaguesve të Gjilanit.
Shembulli më eklatant është është objekti i Komunës së Gjilanit ( ish objekti i Gjykatës), ku janë bërë disa renovime të njëpasnjëshme, e kur dihet se në bazë të planit urbanisitik duhet të prishet.
Kjo i bie: prish, maro e mbush gjepat me para.
Kushtrim KadriuKryetar i “Vatrës”