SC Gjilani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë Jackson Ferriera për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një edicion të radhës, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.
Mbrojtësi brazilian i cili erdhi gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra e Luftëtarit ka nënshkruar deri në vitin 2021 me ‘kuqebardhët’.
Marrëveshja është finalizuar dhe shumë shpejtë pritet të bëhet publike nga drejtuesit e klubit gjilanas që janë në bisedime edhe me disa futbollistë të tjerë për të rinovuar.
Forma fantastike dhe kushtet e mira financiare kanë shtyrë Ferreiran që të vazhdojë me ‘kuqebardhët’.
Ai tashmë ka udhëtuar drejt Brazilit, vendlindjes së tij, me ç’rast do ti kalojë pushimet e fundivitit dhe më pas do të rikthehet me pjesën tjetër të skuadrës.
Ferreira ishte senzacion i stinorit vjeshtor të kampionatit, duke qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar në Superligë.
Pas paraqitjeve të mira Ferreira ishte kërkuar nga shumë skuadra të tjera në vend dhe jashtë vendit, por që në fund vendosi ta pranojë ofertën e klubit të Gjilanit.