105 persona kanë humbur jetën në 90 aksidente të ndryshme që ndodhën në Kosovë përgjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, ndërsa nga 1 dhjetori deri më sot, kanë ndërruar jetë edhe 4 të tjerë si pasojë e aksidenteve fatale. Krejt kjo, sipas policisë vjen për shkak të pakujdesisë dhe tejkalimit të shpejtësisë, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një prononcim për Gazetën Metro, ku ndër të tjera ka thënë se është e nevojshme që të ketë angazhim edhe më të madh, sa i përket kësaj çështje.
“Përderisa gjatë kësaj periudhe të vitit në vendin tonë kanë humbur jetën mbi 100 persona si pasojë e pakujdesisë në drejtimin e automjeteve apo në çfardo forme tjetër të pjesmarrjes në trafik, Policia e Kosovës vlerëson se është e nevojshme që të kemi një angazhim edhe me të madh ndërinstitucional dhe masa proaktive dhe aktive duhet ndermirren në vazhdimësi për të krijuar rrethana më të favorshme që numri i aksidenteve, në veqanti i atyre me fatalitet të reduktohet edhe më tej”, ka thënë Hoxha.
Tutje, ai theksoi se në periudhën e njëjtë të vitit që lam pas ka një numër më të ulët të aksidenteve me fatalitet, shtatë viktima më pak.
“Shtatë persona më pak kanë humbur jetën këtë periudhë të vitit sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, megjithatë numri i aksidenteve fatale mbetet shqetsues”, ka thënë ai.
Në fund, Hoxha ka përkujtuar se shktaktarët më të mëdhenjë të këtyre aksidenteve mbesin pakujdesia, përqendrimi i pamjaftueshëm dhe tejkalimi i shpejtësisë, teksa në fund tha se policia po qëndron e gatshme me planifikime operacionale dhe fushata.
Kujtojmë se përveç statistikave të shënuara më lart për këtë vit, edhe 4 persona të tjerë kanë humbur jetën në aksidente të ndara nga 1 dhjetori e deri më sot.
Një aksident me fatalitet u shënua javën që lam pas në rrugën Prishtinë-Pejë, dy të tjera këtë javë, ndërkaq sot ndërroi jetë edhe një vajzë e cila qëndroi për dy muaj në repartin intensiv të QKUK’së, pasi u aksidentua në muajin shtator./gazetametro.net