Gjilani ditën e diele zhvilloi takimin e fundit për këtë vit kalendarik, me përballjen kundër 2 Korrikut në Digitalb Kupën e Kosovës.
Kuq e bardhët ditën e hëne u grumbulluan së fundi herë për vitin 2019, ku mbajtën seancën e fundit stërvitore me të cilën e mbyllën gjysëm sezonin 2019/20.
Vendi i dytë në kampionat dhe çerekfinalist i Digitalb Kupës, ky është bilanci i kuq e bardhëve, të cilët zhvilluan një gjysëm sezoni të suksesëshëm.
Një pjesë e parë e kampionatit e cila solli mjaft ndeshje interesante, me Gjilanin që arriti ti grumbulloj 32 pikë në 17 xhiro të Ipko Superligës, duke u pozicionuar e dyta në ranglistë, me dy pikë më pak se ekipi kryesues, KF Ballkani.
Skuadra e Gjilanit përgatitjet për pjesën tjetër të kampionatit, pritet ti filloj në fillim të muajit janar, me datën dhe vendin e përgatitjeve, me të cilat klubi do ju informoj me kohë.