Ibish Ibishi
Aspak i arsyeshëm vendimi i sindikatës e cila është shënd’rru në mekanizëm për realizim të interesave vetëm të nji grupi të interesit!
Shoku Blerim edhe pse i ke të njohura shumë herët ankesat e kuadrit infermierik, si ato lidhur me benifitet të cilat i takojn disa shërbimeve specifike dhe të parapara edhe në ligjin e punës NENI 56 poashtu edhe me diskriminimin që iu është ba kësaj kategorie ju i keni pas futë vesht n lesh, dhe përveq se nuk keni ndërmarr asnji hap për t’i mbrojtë këta njerz qka është më e keqja apo më tragjik’e ju u jeni kërcënu me disa veprime apo masa që keni menu se kinse mund t’i ndërmirrni, por keni harru se me ato veprime do ta kishit shkelë ligjin, por ndoshta as ju nuk ishit ni keq për shkak se tek ne ligji shkilet sikurse të jet “trotuar”!
At’her pra kur ju nuk mbani drejtësi si i pari i kësaj organizate diskriminuese, pse duhet kuadri infermierik me iu përgjigj ftesës tuaj për grevë? kjo poj bjen ta shfrytzoj këtë anëtarsi, këtë armatë për t’realizu qëllim apo interes të njëanshëm apo keni edhe qëllim tjera !!!
Mendoj se greva pa kërkesa të sinqerta e as reale nuk është e nevojshme as e domosdoshme dhe infermieria nuk duhet të bjer në gracka të tilla, të bahet argat i dreqit veqpse dikujt i teket të thërras për bojkot të shërbimeve ndaj atyne që nesër ma s’shumti kan nevojë (pacienti) !!!
Blerim po harron se numrin më të madhë të anëtarësis së sindikatës ta bojn infermieria dhe kuadri tjetër profesional dhe nuk është aspak korrekte me shfrytëzu kur e shihni se po rrezikohet interesi i nivelit tuaj edhe pse as ju nuk e keni marr vesh sakt, qka po ndodhë me ligjin e ri ?!ndërsa kur jan në pyetje interesat e kësaj armate shëndetsore ju struken nuk u nihet zani, përkunrazi dilni dhe kërcnoni ?
Me ligjinne ri për pagat diskriminimi që iu është ba infermierisë dhe profesionist’ve tjerë shëndetsor të këtij niveli ka shfaqë paknaqësi shumë të madhe edhe ndaj jush edhe ndaj këtij ligji për të cilën arsye edhe jan ba ankesat dhe kur jemi në pritje të përgjigjes at’her pse keni thirrë për grevë, cili është kuptimi i kësaj greve kur ankesat veq jan marr me u shqyrtu?