Drejtoria e Arsimit në Gjilan, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi më Qendrën për Shëbime Humane dhe Zhvillim në Kosovë
Nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Qendrën për Shëbime Humane dhe Zhvillim në Kosovë, e cila bazohet në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, që rregullojnë fushën e edukimit, arsimimit dhe zhvillimit në fëmijëri të hershme.
Ne jemi pajtuar të bashkëpunojmë për të përmirësuar më tutje jetën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, përmes implementimit të programit për zhvillim në fëmijëri të hershme, arsim gjithëpërfshirës dhe mbrojtje të fëmijëve, shëndetin e ushqyerjen, fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të edukatoreve,mësimdhënësve dhe akterëve të tjerë në fushën e kujdesit dhe edukimit në fëmijëri të hershme.
Gjithashtu QSHHZH do të ndihmojë në kompletimin e Qendrës Bazë në Komunitet në Komunën e Gjilanit, me të gjitha paisjet e nevojshme për funksionimin e sajë.