Raporti ishte publikuar muaj më parë nga Organizata KIPRED dhe është botuar edhe në portalin koha;
Të dhënat për popullatën mbi 10 vjet, sipas nivelit të arsimit dhe njohjes së lexim-shkrimit, tregojnë se në 1000 banorë, 45 janë analfabetë, 100.1 nuk e kanë përfunduar asnjë nivel të shkollimit, 499.8 kanë përfunduar vetëm shkollën fillore, 308.6 kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 91.3 i kanë përfunduar studimet universitare dhe post-universitare.
Qëllim i këtij profili të komunave të Rajonit të Gjilanit është që të përdoret si shtytje për hapjen e debatit publik, dhe t’i ndihmojë vendim-marrësit komunalë dhe kombëtarë në formulimin dhe zbatimin e politikave që do t’i adresojnë nevojat e popullatës rinore, gjegjësisht të grup-moshës 15- 29 vjet.
Të dhënat tregojnë se shumica absolute e popullatës së grup-moshës 15-29 vjet të komunave të këtij rajoni jetojnë në pjesët rurale të këtyre komunave, me përjashtim të Komunës së Gjilanit.
Nivelin më të lartë të arsimit për komunat urbane e ka Komuna e Gjilanit, dhe më pas vjen Komuna e Kamenicës dhe ajo e Vitisë – e cila qëndron më së dobëti në rajon, ndërsa te komunat rurale nivelin më të lartë të arsimit e ka Komuna e Ranillugut – e cila qëndron më së miri në rajon, dhe pastaj vjen Komuna e Parteshit dhe ajo e Kllokotit.
Infrastruktura kulturore dhe sportive për të rinjtë në këto komuna, me përjashtim të Gjilanit, është varfër, dhe ajo nuk i plotëson nevojat e kësaj grup-moshe të popullatës. Për sa i përket strukturës religjioze, shumica absolute e banorëve në komunën e Gjilanit, Vitisë dhe të Kamenicës (98%), janë deklaruar që i përkasin besimit Islam. Banorët e komunës së Ranillugut dhe Parteshit janë deklaruar të besimit Ortodoks (97%), ndërsa komuna e Kllokotit qëndron me përqindje përafërsisht të njëjtë në mes të deklaruarve që i përkasin besimit Islam dhe atij Ortodoks.
Në Komunën e Gjilanit, raporti xhami për banorë në fshatra është 1.1 xhami në 1000 banorë, ndërsa në qytet është 0.16 xhami në 1000 banorë, në Komunën e Vitisë ky raport është 0.83 xhami në 1000 banorë në fshatra, dhe 0.02 xhami në 1000 banorë në qytet, dhe në Komunën e Kamenices, 3.9 xhami në 1000 banorë në fshatra, dhe 0.06 xhami në 1000 banorë në qytet.
Numri i individëve që u janë bashkangjitur luftërave të huaja, domethënë, organizatave terroriste në Irak dhe Siri, për Komunën e Gjilanit është 0.41 në 1000 banorë, për Komunën e Vitisë është 0.27 individë në 1000 banorë, për Komunën e Kamenicës është 0.13 individë në 1000 banorë, ndërsa në komunat e tjera të rajonit nuk janë shënuar raste të tilla.
Në përgjithësi, gjendja ekonomike e këtyre individëve është kryesisht e dobët, dhe ata kryesisht kanë shkollim të ulët dhe mesëm. Numri i veprave penale për 1000 banorë është më i larti në Komunën e Parteshit, të Gjilanit dhe të Kllokotit me 24.8, 16.3 dhe 15.2, ndërsa më i ulëti është në Komunën e Vitisë me 9.2, ndërsa në atë të Kamenicës dhe Ranillugut ky numër është 9.6 dhe 11 respektivisht.
Në Komunën e Gjilanit 4.7% e popullatës janë në gjendje të rëndë ekonomike, duke jetuar nga ndihmat sociale, ndërsa 5.90% si burim kryesor të jetesës i kanë pensionet, në Komunën e Vitisë 4.2% e popullatës jetojnë nga ndihmat sociale, dhe 5.8% nga pensionet, në Komunën e Kamenicës 4.1% e popullatës jetojnë nga ndihmat sociale, dhe 7.9% nga pensionet, në Komunën e Ranillugut 5.10% e popullatës jetojnë nga ndihmat sociale, dhe 12.5% nga pensionet, në Komunën e Parteshit 3.4% jetojnë nga ndihmat sociale, dhe 11.5% nga pensionet ndërkaq, gjendja më e rëndë është në Komunën e Kllokotit, ku 7.6% e popullatës jetojnë nga ndihmat sociale, dhe 5.7% nga pensionet.
Për sa i përket shpenzimeve kapitale dhe subvencioneve për kulturë, sport dhe rini, në Komunën e Gjilanit këto paraqesin 3.0% të vlerës së përgjithshme të shpenzimeve kapitale dhe subvencioneve, në atë të Vitisë 1.62%, dhe të Kamenicës 9.95%, ndërsa në komunat e Ranillugut, Parteshit dhe Kllokotit nuk ka fare ndarje nga buxheti për të rinjtë.
përjashtim të Gjilanit, këto shpenzime as për së afërmi nuk i plotësojnë nevojat për aktivitetet jashtëshkollore të të rinjve të këtyre komunave, të cilët kanë në dispozicion një infrastrukturë të varfër, apo edhe inekzistente komunale në fushën e sportit, kulturës dhe të aktiviteteve të tjera ekstra- kurrikulare. /koha/