Shkruan: Flamur Hyseni
Zgjedhja dhe mandati i Kuvendit
Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 nuk ka dhënë fitues absolut, por të parë, dytë, tretë, etj.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës (2008), në nenin 66, parag.3, e përacakton saktë se cilat veprime duhet të ndërmerren. Kjo ka ndodhë, seanca e parë është më 26 dhjetor.
Kuvendi (Legjislatura 7) duhet të themelohet dhe është obligim kushtetues i secilit deputet (grup parlamentar). Nuk bëhet fjalë për zgjedhje të reja, sepse duhet të themelohet Kuvendi dhe pastaj mund të flitet për zgjedhje tjera.
Që të themelohet Kuvendi, as pak nuk është kushtëzim i shumicës paralamentare.
Në këtë fazë, duhet të zgjedhen të gjitha trupat drejtues të Kuvendit (populli nuk ka votu kush me kend me lidhë kualicion, por ka zgjedhë përaqësues – deputet të cilët kanë të drejtë me kriju shumicë parlamentare dhe me zgjedhë degën ekzekutive – qeverinë), Kryetari, dhe 5 nën kryetarët e Kuvendit (Kushtetuta, neni 67, parag.1).
Pozita e kryetarit të Kuvendit propozohet nga grupi ma i madh parlamentar dhe duhet të votohet nga shumica e deputetëve (Kushtetuta, neni 67, parag. 2).
Pas këtyre veprimeve që duhet të bëhen më 26 dhjetor 2019, fillon kjo faza tjetër që ka fillu shumë para kohe, që nga 6 tetori 2019.
Pastaj, veprimi i dytë është kjo faza e parakohshme, që të zbatohet Kushtetuta, neni 95 (Zgjedhja e Qeverisë). Kjo vjen në shprehje vetëm atëhere kur dëshmohet se ka shumicë parlamentare (në opinion njihet si kualicioni qeveritar).