Agim Shkodra, ish- portier i njohur i KH Bozhur e më pas i KH Drita e më vonë edhe trajner i këtij ekipi, shumë ekipeve të tjera dhe i përfaqësueses së Kosovës, ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 59- vjeçare, shkruan Kryelejmai.com
Arbër Sylejmani, portier i KH Drita, i cili momentalisht gjindet në Zvicër dhe i cili hapat e parë në lojën e hendbollit i kishte marrë pikërisht nga trajneri Agim Shkodra, ka publikuar një mesazh prekës për ish-trajnerin e tij.
Ja shkrimi i plotë i Arbër Sylejmanit:
Lamtumirë Axha Agim!
Një tjetër mëngjes i kobshëm për mua. Sikurse nuk mjaftuan lotët e shtatorit, tashmë e humba edhe axhën Agim, trajnerin tim të parë nga fëmijëria, ai i cili më mësoi hapat e parë dhe më shtoi dashurinë për lojën e Hendbollit.
Gjenerata jonë dhe unë personalisht nuk do ta harrojmë asnjëherë kontributin e axhës Agim për klubin e KH Dritës dhe lojtarët që luajtën në këtë klub ndër vite.
Jam shumë i shokuar dhe nuk gjej fjalët për të përshkruar, por vetëm dëshiroj që si ish-lojtarë i KH Dritës, ti shpreh ngushëllime së pari familjes së tij Shkodra, ish-bashkëlojtarëve të mi te Drita dhe gjithë miqve të tij.
U prefsh në paqe axha Agim!