Shkruan: Izmi Zeka
Ndonëse në shikim të parë skena politike duket se po vlon dhe se duket se po shpërfaqen ngërçe dhe përplasje politike me elemente të krizës politike. E vlerësojmë se i gjithë ky proces po kalon në faza të demokracisë së brishtë të shoqërisë sonë që po konsolidohet dhe po pjekët duke ecur. Politika e Kosovës dhe ajo në përgjithësi nuk mund të jetë ajo që bëhet në rrjete sociale, sovrani ka folë të zgjedhurit do gjejnë modalitete për të kaluar kjo gjendje, andaj ta marrin më shtruar lideshipi dhe të bëjë detyrat e veta, dhe zgjidhjet do jenë në kuadër te kushtetutës se Republikës sonë. Të mësohemi të pranojmë se politikën e bëjnë njerëzit e zgjedhur e jo forumet jo formale! Shteti është këtu, ai po zhvillohet një herë tjetër kur sovrani do të zgjedhë me votë, do te zgjedhë të tjerë, këtyre sot u mbetet të gjejnë zgjidhjet më të mira!