Një rrugë pa dalje në fshatin Llashticë të Gjilanit është emërtuar me emrin Kadri Veseli.
Por, nuk bëhet fjalë për liderin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish – kryetarin e Kuvendit të Republikës.
Fjala është për një mërgimtar nga ky fshat, i cili ka ndërruar jetë para luftës.
“Propozimi për emrin Kadri Veseli ka ardhur prej një lagje të Llashticës në drejtim të Këshillit të Fshatit, e Këshilli ia përcjellë Komisionit komunal për shqyrtimin e ankesave, ku edhe është miratuar në Kuvendin Komunal. I ndjeri ka qenë mërgimtar nga Llashtica i cili ka ndërruar jetë para luftës”, ka thënë për portalin Mediafokus.info, kryetari i Këshillit të Fshatit në Llashticë, Ekrem Hasani.
Ndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e fundit për vitin 2019, ka miratuar, përveç tjerash, edhe raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në procesin e emërtimit dhe adresave./MediaFokus/