Qytetarët e Gjilanit këto ditë kanë përjetuar një gëzim që u kishte munguar për dekada. Fjala është për fillimin e realizimit të projektit më të rëndësishëm për banorët e Lagjes Baja. Projekt ky që do të sajojë problemin e vërshimit të ujërave të zeza, shkruan Gazeta Mejdani.
Në fakt, banorët e kësaj lagje kanë pasur hallin e ujërave atmosferik dhe të kanalizimit, ku, sa herë binte shi apo ndodhte ndonjë anomali e ngjashme, shtëpitë e tyre vërshoheshin nga ujërat e zeza.
Në lidhje me këtë, sot, Fitim Guda që është këshilltar komunal nga radhët e LDK-së, ka dalë me një shkrim ku ka falenderuar zyrtarët e Komunës së Gjilanit.
Ai ka thënë se qytetarët e asaj lagje i janë mirënjohës kryetarit Lutfi Haziri për vendosmërinë e tij që ta qojë ne vend premtimin parazgjedhorë që u kishte dhënë banorëve të kësaj lagjeje.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Fitim Gudës në llogarinë e tij në Facebook:
Mirënjohje qytetare Kryetarit Lutfi Haziri!
U dashtê të kalojnë 50 vjet që qytetarët e Lagjes Baja në Gjilan të ndjejnë gëzimin që kaq shumë e kishin pritur. Më në fund filluan punimet e rregullimit të shtratit të ujërave atmosferik dhe kanalizimit. Problem ky që ishte makth i papërballueshëm për qytetarët e kësaj lagje.
Shumë herë falemnderime Komunës së Gjilanit! /Gazeta Mejdani/