Heroi i kombit, Abdullah Tahiri, po vjen në qytetin e Gjilanit. Shtatorja e dëshmorit të rënë në luftën e vitit 1999 në Kosovë do të vendoset në Gjilan, për ta nderuar jetën dhe veprën e heroit shkruan Radio Star.
Pamja e kryengritësit dhe veprimtarit të viteve të 80-ta dhe 90-ta do ta zbukuroj dhe nderoj qytetin, duke kujtuar historinë dhe kontributin e lavdishëm të heronjëve për liri dhe pavarësi.
Puna për ta skalitur në bronz figurën e papërsëritshme të heroit i është besuar skulptorit, Agon Qosja, ndërsa shtatorja pritet të inagurohet në këtë vit në qytetin e Gjilanit.
Abdullah Tahiri ishte njëri prej organizatorëve të Demonstratave të vitit 1981. Tahiri ishte komandantit themelues i ZOK-ut të UÇK-së, Gjeneral- Majori dhe tashmë dëshmor dhe hero i Kosovës, Abdullahu shkollimin fillor e kreu ne Malishevë të Gjilanit, të mesmen e filloi në Gjilan dhe e përfundoi në Bujanoc, kurse ate të lartë Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë.
Më 1-2 prill 1981, kur filluan demonstratat të ishte tejet organizativ, ku u kërkua hapur ‘Kosova Republikë’, ndërsa Abdullahu ishte njeriu më praktik, më i zëshmi, i cili arriti të lë gjurmë dhe jep kahje demonstratave shkruan Radio Star.
Heroi Tahiri, është burgosur më vonë së bashku me Ahmet Demirin, si themelues të UÇK-së në Zonën e Karadakut dhe të dënuar më 4 vite burgim dhe disa të tjerë.
Sot trupi i Abdullahut prehet në varrezat e dëshmorëve në Gjilan dhe vepra e tij është nderuar me titullin: “Urdhri Hero i Kosovës”./ RadioStar/
Flaka e Janarit dhe përgjithësisht viti 2020 i dedikohet, në veçanti, kolosit të kombit, Abdullah Tahiri. Përveç tjerash, së shpejti do ta vendosim edhe shtatoren e tij në vendin meritor, e cila do t’i bëj roje lirisë së Gjilanit dhe Kosovës.
Lavdi!
#FlakaeJanarit2020 #Gjilani #vitiiAbdullahTahirit #hero