Në pjesën letrare të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit” 2020
Në konkursin e sivjetmë letrar të Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit” 20202, si dhe për Orën e madhe letrare, e njohur tashmë si “Pena e Flakës”, në bazë të konkursit të shpallur kah fundi i dhjetorit të vitit të kaluar e deri më 17 janar 2020, kur edhe është mbyllur, kanë arritur gjithsej 143 krijime letrare.
Për tri çmime letrare në poezi, sipas konkursit anonim letrar, konkurrojnë gjithsej 75 poezi.
Për tri çmime letrare në prozë – tregimi i shkurtër, konkurrojnë 48 tregime.
Edhe për orën e madhe letrare “Pena e Flakës”, nga 29 poezitë e dërguara, për Çmimin tradicional letrar “Pena e Flakës”, konkurrojnë 21 poezi, të zgjedhura nga Organizatori i kësaj pjese letrare të Manifestimit, Ars Clubi “Beqir Musliu”.
Në tërësi, 134 krijime letrare konkurrojnë për shtatë Çmime me datën 31 janar 2020, kur edhe mbahet PENA E FLAKËS, në hapësirat e Bibliotekës së re të Gjilanit, duke filluar nga ora 16:00.
Dy Juri letrare, njëra e konkursit anonim letrar dhe tjetra e Orës së madhe letrare “Pena e Flakës”, tashmë janë emëruar dhe po merren me vlerësimin e gjithë këtyre krijimeve të reja letrare.
Përgjegjësi i pjesës letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit” 2020
Sabit Rrustemi