Sot në ambientet e Gjimnazit Natyror “ Xhavit Ahmeti” po mbahet Olimpiada Matematike e Gjilanit OMGJ 2020 e cila u mbeshtetë nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan dhë në organizim të Shoqatës së Matematicientëve të Kosovës dhe kordinatorit të garave OMGJ profesori Festim Shkodra.
Drejtori i Arsimit z. Nazim Gagica ka faleminderuar nxënësit dhe organizatorët për organizimin e olimpiadës në Komunën e Gjilanit i cili tani më mbanë epitetin e e më të mirit në fushën e matematikes në nivel vendi. Gjithashtu Gagica ka faleminderuar Kryetarin e Komunës z. Haziri për mbështetjen e projekteve që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në Arsim.
Rezultatet e garave do të publikohen në ora 16 ku edhe do të ndahen mirënjohje për fituesit!