Premiera e shfaqjes së filmit të metrazhit të shkurt “IFIREHS” do të ipet të mërkurën në kino ABC në Prishtinë pjesë e së cilës janë edhe aktorët preshevarë.
Premiera sipas organizatorëve do të jetë më datë 5 shkurt në ora 19.00. “IFIREHS” është film i shkurtër i krijuar mbi ngjarje të vërtetë.
Skenarin dhe regjin e filmit e ka bërë Ben Apolloni, producente e filmit është Erza Ramuka e cila edhe luan njërin ndër rolet kryesore.
Drejtor fotografie: Fisnik Halili, Editor: Avdi Thaci, Skenograf & Kostumograf: Ardian Kadriu, Tonist & Dizajn i audios: Engjëll Mahmuti dhe Make-Up: Lirije Laqi.
Në film luajnë: aktorët preshevarë Valon Nuhiu dhe Gjelbrim Emini, Erza Ramuka, Edona Berisha- Bekteshi, Asdren Selimi, Rexhep Ramuka, etj./presheva.com