Shkruan: Emrush T.Shkodra
Vendimi për detyrimin e bizneseve që obligon ato të marrin një kontabilist do të jetë barrë shtesë për afarizmin në Kosovës, dhe do të vështirësoje edhe më shumë të bërit biznes në vend. Qeveria e kaluar po lenë mbrapa udhëzime administrative me dekret dhe nënshkrime disa ligje që ajo i ka aprovuar pasi ishte dorëhequr, dhe detyrimisht vihen në zbatim ato. Qeveria e tashme, ose si po quhet qeveria e shpresës mendoj se do duhej të rishqyrton disa nga to. Në disa raste edhe pasi të konstatohet nga ekspert të lëmisë, e që ka të bëjë më ketë udhëzim mbi obligimin e biznesit që të marrin një kontabilist do duhej edhe të anulohet. Kohëve të fundit pritet të jetësohet ligji mbi udhëzimin administrativ që detyron bizneset të kenë kontabilist të certifikuar.
Ky udhëzim do të jetë edhe një ngarkesë për bizneset që operojnë në Republikën e Kosovës. Kjo mendoj që do të jetë një sfide e cila biznesi do të përballet në ditët në vazhdim, megjithatë rënien e statistikave që tregojnë për rënien e të bërit biznes në vendin tonë. Kjo do të përkeqësojë edhe ashtu situatën e rendë që bizneset përballen në mbajtjen në këmbë të bizneseve të tyre.Operimi në treg edhe ashtu është një sfidë e kamotshme që po i përcjell bizneset tona, dhe me shumë mund dhe trysni pothuajse në të gjitha anët ato arrijnë të veprojnë në rrugëtimin e tyre drejtë mbajtjes gjallë të këtij vendi.Konkurrenca jo reale, ekonomia informale, mosfiskalizimi i më shumë 70% e bizneseve, qiratë e shtrenjta, kreditë, tatimet, ndëshkimet në vonesa, energjia elektrike e cila e ngarkon biznesin vetëm me tarifën e shtrenjtë, fuqia punëtore në shumicën e rasteve e pakualifikuar, inspektoratet: tatimore, sanitare, të zjarrit, sociale, shëndetësore, ujit, pastaj shkollimi të fëmijëve dhe kërkesave në rritje nga institucionet arsimore janë disa nga vështirësitë që po e përcjellin bërjen e biznesit në Republikën tonë të përbashkët që është ndërtuar me kontributin e të gjithëve, e sidomos biznesi këtu luan rolin primar dhe është më meritori.
Krahas rrymës, internetit, ujit, kredisë, mbeturinave, tatimit, taksës komunale, qirasë,fuqisë punëtore, biznesi do ti shtohet edhe një shpenzim shtesë tashmë.Do të detyrohen të kenë edhe një kontabilist, i cili do të ndikojë sigurisht në buxhetin e tyre drejtë qëndrueshmërisë në tregun e Kosovës, nëse nuk do të detyrohen që njënumër i tyre edhe të mbyllin veprimtarinë e tyre. Një shumicë po ashtu besoj se janë duke pritur vizat e punës në një nga shtetet perëndimore, gjë që besoj se nëse trysnia vazhdon do të shtohen rastet për mbyllje dhe falimentim.Trysni dhe panik ndaj biznesit.
Masat e ndërmarra drejtë detyrimit të pajisjes së bizneseve me një kontabilist të certifikuar sigurisht që do të godet bizneset e vogla, si gjithnjë që ka ndodh deri më tani në Kosovë. Bizneset e mëdhaja me mbi 10 punëtorë e më shumë tashmë kanë departamentet e financave, udhëheqësit financiar, departamentet të resurseve humane, kontabilistët etj.Pra, udhëzimi nuk do të ketë ndikim paraprak të afaristët e mëdhenj, kjo dukshmëri do të vërehet shumë të bizneset individuale, ose siç po cilësohen sot në perëndim bizneset familjare, ku një biznes i vogël arrin të punësoj vetën, bashkëshorten, ose ndonjë fëmijë.Në Angli, e sidomos në shtetet evropiane, po përdoren mënyra të ndryshme për të stimuluar bizneset individuale, familjare që të qëndrojnë në treg sa më lehtë dhe pa barriera të theksuara nga shteti.Atje në shumicën e shteteve po lirohen edhe nga taksat dhe tatimet për periudhën 3-5 vjeçare, pa ndonjë kontroll që do të dëmtonte vijueshmërinë e ecjes dhe qëndrueshmërisë në treg të afaristëve, e sidomos afaristët e rijnë.Bizneset siç janë zejet e lëmive të ndryshme, shopat elektronik, qebaptoret, restorantet e vogla, shërbimet e ndryshme elektronike, mekanike, klimatizuese, autolarjet, frizerët, bizhuteritë, e shitoret e vogla ushqimore të lagjeve, ndonjë butik, e kështu me radhë do të jetë ato që do të bartin pasojat nëse ketë vendim nuk e shqyrton ministri i tashëm i financave dhe transfereve.Partneriteti afarist dhe shtetëror duhet të jetësohetËshtë imanente që qeveria e republikës së Kosovës në përgjithësi duhet ta ndërrojë qasjen ndaj bizneseve që kanë pasur deri më tani.Klima e të bërit biznes në Kosovë duhet të ketë qasje aktive, dhe të jetë më progresive dhe e favorshme për ata që dëshirojnë të investojnë këtu. Kjo mund të bëhet duke mbrojtur afarizmin ekzistues, dhe njëkohësisht duke përdoru masat lehtësuese duke ju ulur kamatat, duke i ofruar përgatitje profesionale përmes trajnimeve për fuqinë punëtore, duke qenë organ informues para se të kaloj në ndëshkime, dhe masa të rrepta që do të dëmtohej në masë subjekti afarist.Biznesi duhet shikuar me syrin e partnerit, dhe duhet të kërkojë një partneritet të përhershëm më ta, duke ju gjetur afër gjatë vështirësive të tyre të të bërit biznes në Kosovë.Duhet larguar praktika e deritashme që biznesit të llogaritet si arkë ku duhet të mbushet buxheti, si target ku, kur dhe si të duash ta sulmosh dhe ta detyrosh të paguaj për çfarëdo kampanje që dikush ndërmerr, e ajo mundet të jetë në dëm të biznesit.
Partneriteti në mes shtetit dhe biznesit duhet të krijojë kontura koherente e cila do të ishte një zëngjir që do duhej të jetësohej në suksesin e dyanshëm.Shtetet e rajonit për çdo ditë dhe pandërprerë bëjnë oferta, dhe po bëjnë çmos duke sjellë procedura lehtësuese për të tërhequr investitorët qoftë këta edhe Kosovar, duke ju dhënë hapësirat në shfrytëzim, duke u liruar nga disa taksa etj.Kosova bien në raportin e bankës botërore “Të bërit biznes” për vitin 2020, dhe ne do të duhej të rishqyrtonim disa vendime, dhe disa pozicione që kishin qeveritë e kaluara për të treguar klimë më te favorshme për të bërë biznes në KosovëRrjedhimisht afarizmi në Kosovë do të merr një hovë më të madh, dhe ky ekzistues do të tregonte rritje ku ne pastaj përveç të hyrave që do të gjeneronim do të rangohemi edhe në Doing business nga Banka botërore.Ligji i tatimeve është me shume i lidhur me thelbin e mundësive ekonomike sesa me klasifikimin e koncepteve ligjore duke i etiketuar ata me emra dhe tipe thoshte CardozoMe e dëmshmja për një biznes është mbajtja e tij nën presionin e vazhdueshëm te kontrolleve, duke e konsideruar te dyshuar tw përhershëm dhe të përjetshëm dhe duke e zbatuar politiken fiskale te fokusuar vetëm mbi atë, nëse do më shumë nga aiatëherë subvencionoje dhe ndihmoje. Nëse do të nxjerrësh nga ai më pak atëherë taksoje.Kosovën dhe të mirat e saj, duhet ta gëzojnë të gjithë pa përjashtim, e sidomos duhet të kenë prioritet ata që po e mbajnë gjallë me kontributet e tyre materiale e financiare.