Në pjesën kryesore të sallës së Kuvendit të Kosovës është vendosur emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krahas flamurit të shtetit të Kosovës.
Vendosja e emblemës së UÇK-së është parë në seancën solemne të shënimit të 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Së fundi në Kosovë është zhvilluar një polemikë e ashpër, pasi një deputete e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Kollçaku e VV-së, shpërndau në rrjete sociale një fjalim të një analisti serb që fyen luftën e UÇK-së duke pretenduar se ushtarët e saj kanë kryer krime.
Për këtë ka reaguar edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi. /Reporteri.net/.