Sot bëhet varrimi i pesë anëtarëve të familjes Bllaca.
Një ngjarje e rëndë ndodhi në ditën e marte në qytetin e Gjilanit, ku një zyrtare policore vrau katër anëtarët e familjës së saj, dhe më pas vrau edhe vetën.
Xhamia e fshatit Cërnicë ka njoftuar për varrimin e pesë anëtarëve të familjes Bllaca nga Gjilani.
Ja njoftimi i plotë:
Të dashur miq dhe familjarë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, e enjte, datë: 20.02.2020, në ora 14:52 (me ikindi), bëhet varrimi i familjarëve tanë.
Varrimi bëhet në varrezat e fshatit Cernicë.