8 marsi njihet si “ Dita e Gruas “, në të gjithë botën
Shkruan: Teuta Xhemajli-Suliqi
Ideja për “ Ditën Ndërkombëtare të Gruas “, u hodh fillimisht në fillim të shejullit të XlX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë.
Madhe në shtete të ndryshme kjo sitë festohet si festë kombëtare.
Përderisa nëpëe botë, organizohet manifestime të ndryshme për avancimin e pozitës politike dhe ekonomike të gruas në shoqëri, te ne sikur është harruar qëllimi i kësaj dite.
Andaj, unë besoj se në fakt pikërisht dita e 8 marsit, duhet të jetë duta kur gratë duhet të mendojnë për veten dhe gratë tjera, të reflektojnë në atë se pa marë parasysh të cilës kulturë, nacionalutet, familje i takojmë, jemi gra dhe jemi të njejta.
Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjujë dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtimin në gati 9 dekada.
Por padyshim që kjo ditë mbart në vetvete edhe falenderimin dhe ndërtimin për gjithçka gratë japin në shoqëri, në rolin e nënës, motrës, mikeshës apo në profesionin e tyre.
Më kalimin e kohës, Dita Ndërkombëtare e Gruas që në parim kishte mbrojtjen e pozitës politike dhe ekonomike të gruas, është shëndrruar në festën e nënës në shumë vende.
Duke u nisur nga vetja dhe gjithë femrat që më rrethojnë, duke i’u uruar të gjithave një festë të këndshme, me një kërkesë modeste: Ta respektojmë vetën, që të na respektojnë të tjerët.
Urime 8 Marsi edhe njëherë të gjithë grave kudo që janë!