Shkruan: Saranda Çoçaj
1 vitë pa TY
Ndoshta jo rastësisht ishte 7 Marsi dita kur na le, o Mësuesi ynë i jetës, o Baba jonë i dashur, pasi gjithqka qka ne sot jemi, prej teje e kemi mësuar.
Ti kishe nje zgjidhje për gjithqka,
Ti dije qfarë dhe kur të thoje,
Ti dije kur të heshtje, e të dëgjoje se c’thonë,
Ti dije si të afroje e kë të largoje.
Edhe ti , sikur ne, ke mbetë herët pa babë, po pse o Babi, asnjëherë nuk na ke tregu sa e vështirë është jeta pa prind? Qka ti bëjmë gjithë këtij malli që e kemi në shpirt? Si hiqet gjithë kjo dhimbje?
Saher thoje o babi: “Jetë e rrejshme osht kjo dynja o fmijtë e mi, një fjalë e mirë, një punë e mirë le t’mbetë”, e ti ia arrite, kudo që emri yt përmendet, vetëm mirënjohje dhe krenari ndjemë.
Zemrat të mbushura me nderë, fëmijët e kujt jemi.
-Qerim Çoçaj, një dashuri e pavdekshme.-