Presidenti i Kosovës i ka nisur takimet me liderë të partive politike këtë mëngjes. I pari që ka ardhur në zyrën e tij është lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa ka hyrë para pak minutash në zyrën e Thaçit, për të diskutuar lidhur me zhvillimet politike që lidhen me dialogun.
Mustafa në këtë takim ka shkuar me nënkryetarin e partisë, Lutfi Hazirin, njeriun që haptazi ka kërkuar heqjen e taksës.
Ndërkohë, pas Mustafës, Thaçi pret në takim kreun e PDK-së Kadri Veselin e më pas ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
Tek pas këtyre të treve, në agjendën e Thaçit është kryeministri Albin Kurti, i cili në agjendën e dërguar nga zyra e tij nuk e ka takimin me presidentin.
Ndryshe, kryeministri Kurti e ka ftuar dy herë radhazi presidentin Thaçi për takim, mirëpo ky i fundit nuk i kishte shkuar./Reporteri.net