Arbëreshë Berisha, koordinatore e Nënkomitetit për Shëndetësi, si dhe anëtare e Komitetit për Shëndetësi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se shërbimet shëndetësore në institucionet publike shëndetësore në Komunën e Gjilanit vazhdojnë të jenë të mangëta dhe jocilësore, si pasojë e keqmenaxhimit dhe funksionimit të pjesshëm të këtyre institucioneve.
“Ne si subjekt politik opozitarë, nuk kemi parë deri tani një përkushtim apo gatishmëri të institucioneve publike në qasjen sa më të lehtë të pacientit ndaj këtyre shërbimeve”, ka thënë Berisha, transmeton Portali 2LONLINE.com
Ajo tha se ka shumë pakënaqësi të qytetarëve të Gjilanit si ndaj kujdesit parësor shëndetësor ashtu edhe ndaj atij dytësor, Spitalit Regjional të Gjilanit.
Sipas saj kjo ndodh për shkak të moskoordinimit të mirë të punës prej këtyre dy institucioneve pacientët janë të detyruar që shërbimet mjekësore t’i marrin shpesh në ato private.
Pastaj, furnizimi me barna nga lista esenciale dhe me material tjetër harxhues është i mangët. Gjithashtu kjo vlen edhe për furnizimin me aparatura mjekësore që mungojnë ose jan jofunksionale.
Po ashtu për shkak të numrit të vogël të mjekëve si dhe grumbullimit të tyre në qendrat e mjekësisë familjare(QMF-ve) në qytet, shërbimet mjekësore nëpër fshatra janë të pjesshme. Kjo shkakton fluks të pacientëve drejt qytetit dhe pakënaqësi të tyre.
Po ashtu kemi pritje me ore të tëra të pacientëve gjatë kujdestarisë së natës, për konsulta mjekësore dhe konsulta stomatologjike që tani mungojnë dhe shumë pakënaqësi të tjera, thotë Arbëreshë Berisha e Vetëvendosje.
“Ekziston një menaxhim jo i mirëfilltë në institucionet publike shëndetësore që kryen funksionin e saj në bazë të kushteve si librezës partiake, familjarizimeve dhe privilegjeve personale të zyrtarëve dhe menagjerëve në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan për persona të caktuar, ku për pasojë kemi shërbime të pjesshme dhe jo të mira shëndetësore në komunën e Gjilanit”, ka thënë tutje Berisha, transmeton 2LONLINE.com.
Arbëreshë Berisha, koordinatore e Nënkomitetit për Shëndetësi, si dhe anëtare e Komitetit për Shëndetësi nga Lëvizja Vetëvendosje pati vërejtje edhe për shkak të projekteve në ktë komunë ku sipas saj kemi projekte që kanë filluar kohë më parë dhe ende nuk janë të përfunduara.
“Vlen të theksohet ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së i filluar në dhjetor të vitit 2016 që ende nuk ka përfunduar dhe se tani ka një aneks-marrëveshje. Si dhe ndërtimi i fshatit SOS që projekti ka filluar me 10.07.2018, por ka mbetur projekt në letër” ka thënë ajo.
Sipas saj, për shkak të përkrahjes jo të mjaftueshme nga organet kompetente komunale, organizatat joqeveritare Handikos dhe Pema funksionojnë me shumë vështirësi.