Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar që t’u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh dy të pandehurit A. T dhe F.U pasi dyshohen se e nxorrën jashtë një taksist dhe ia vodhën kuletën, telefonin dhe veturën.
Më 6 shkurt dy të pandehurit bashkë me një person tjetër – tani për tani i panjohur – me forcë dhe duke e kanosur taksistin, kur arrijnë tek një kafene në fshatin Stanishor, njëri prej tyre del nga automjeti për të bërë një telefonatë, ndërsa, pasi hyn në automjet, e urdhëron taksistin, tani të dëmtuarin A.SH., që t’i dërgojë në fshatin Strazhë dhe pa arritur në fshat kanë urdhëruar të dëmtuarin që të ndalet dhe të dal jashtë, me ç’rast ia grabisin kuletën, telefonin dhe veturën, duke e lënë në rrugë.
Me këto veprime të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’, nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.