Duke nisur nga dita e nesërme Shqipëria do të izolohet totalisht.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kufiri tokësor i Shqipërisë do të jetë i hapur vetëm për transport mallrash.
“Nga nesër, e dielë 15 mars në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë!
Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave. Frikë aspak, kujdes po!”, shkruan Rama.
Kujtojmë se një vendim të tillë tashmë e ka marrë edhe qeveria e Kosovës, teksa janë mbyllur kujfitë me të gjitha shtetet fqinjë, duke bërë përjashtim shtetasit kosovarë.