Pas paraqitjes së rasteve me koronavirus në Kosovë, të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së, infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë një lajm të mirë, ai ka thënë se brenda dy ditësh do të lirohen në shtëpi të gjithë të infektuarit që po trajtohen në Klinikë, për 77-vjecarit.
Infektologu Krasniqi, i cili punon në Klinikën Infektive, ka thënë për RTV Dukagjini se gjendja e të prekurve nga koronavirusi është stabile dhe se ata nuk kanë nevojë të qëndrojnë në Klinikë, do të lirohen brenda dy ditëve, për veç të moshuarit 77 vjeçar, i cili ka nevojë për oksigjen.
Ky lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi dëshmon që koronavirusi nuk parqet një shkallë aq të lartë të rrezikut.
Deri më tani në Kosovë janë konrmuar 15 raste me koronavirus, ndërsa në karantinë janë vendosur Vitia, Klina dhe Malisheva.