Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media të mbajtur pas konfirmimit të rastit të 17 me koronavirus në Kosovë tha se gjithë ata që vinë në Kosovë nga shtetet me rrezik do të vendosen në karantinë.
“Karantina tani e tutje do të bëhet për gjithë ata qa vinë në Kosovë do të vendosen në karantina për 14 ditë derisa të sigurohet se nuk do të jenë shperndarës të virusit”, tha ai.
Ai tha se janë duke pasur kontakte të vazhdueshme me komunat të cilat kanë ankesa për furnizim të pamjaftueshëm me materiale. “Me komunat kemi kontakte të vazhdueshme. Ankesat e komunave kanë qenë ankesat qe kemi pasur edhe ne. Nuk ka pasur mjaftueshëm materiale.
Shpërndarja e këtyre materialeve ju janë shënë frontit të parë të mjekëve. Me procedurat që kemi përfundur të gjithë do të jenë me fornizim akoma më mirë”, tha ai./Zëri/