Shkruan: Arbëresha Kryeziu-Hyseni
Ndonjëherë. Po ta kishin hallin e qytetarëve, nuk do të bënin përpjekje ta rrëzonin Qeverinë, në kohën kur vendi po përballet me pandemi globale.
Mandej, harroje pandeminë.
Këta mendjen e kanë te dialogu me Serbinë, marrëveshja që po pritet të nënshkruhet me në krye, dashurinë e parë dhe të vetme të LDK-së, Hashimin!
Por, mos harroni! I fituam zgjedhjet pa premtuar liberalizim të vizave, pa premtuar hapjen e 200 mijë vendeve të reja të punës, pa premtuar asgjë siç ka ndodhur në të kaluarën. Zgjedhjet i kemi fituar duke premtuar që prioritet i yni do të jetë qytetari i Republikës. Për më pak se dy muaj këtë e dëshmuam në çdo vendim e veprim.
Prandaj, jemi të gatshëm të shihemi në zgjedhjet e reja prapë. Sepse pas vetes kemi qytetarët, ata që ju nuk i patët e aq më pak do ti keni në të ardhmen.