Rritja e numrit të personave të prekur me COVID-19, dhe vdekja e një të moshuari i diagnoztifikuar me virus, shpërfaqë nevojën urgjente për ti shtrënguar masat preventive për ta pamundësuar përhapjen e virusit.
Dje rezultuan pozitiv dy raste nga Gjilani, dhe si bashkëqytetarë, si njëri nga ju, t’ua përcjelli mesazhin, lutjen, nëse është nevoja edhe të përgjërohem që të qëndroni brenda në shtëpitë tuaja, si e vetmja “terapi” që e lufton këtë virus. Ta bëjmë këtë pikësëpari për veten tonë, sepse duke u kujdesur për vete, kemi shpëtuar fëmijët tanë, prindërit, rrethin shoqëror, kemi shpëtuar popullin në përgjithësi. Të bëhemi heronjë, e jo shkaktarë për humbje jetësh.
Bazuar në gjendjen reale, apelojë që;
1. Qeveria e Republikës së Kosovës të veprojë në bazë të përgjegjësive që ka karshi qytetarëve dhe të vendos Gjendjen e Jashtëzakonshme, dhe mos të merren me masa tjera që nuk prodhojnë rezultate siç është ora policore nga ora 20:00 deri ne 05:00 e mengjesit, sepse edhe kështu nuk ka qarkullim të njerëzve në këtë interval kohorë edhe në normalitet. Është masë e rënd, porse Gjendja e Jashtëzakonshme, gjegjësisht ndalimi i lëvizjes së njerëzve, do të prodhoi rezultate të mira, sidomos në dy javët para nesh. Pra, instituciinet janë përgjegjëse për ndonjë përshkallëzim të situatës, nëse nuk ndërmerren masat rigoroze.
Sistemi ynë shëndetësor, është faktori numër një që na obligon për masa të ashpra, sepse siç e dijmë, ka mungesë të Respiratorëve, aparaturë kjo bazë për të shpëtuar nga efektet që shkakton virusi COVID-19. Pastaj, hendikep është edhe numri i vogël i profesionistëve shëndetësor adekuat, dhe nëse eventualisht kemi rritje të numrit të të prekurve, atëherë problemet janë të mëdha dhe thuajse të pa menaxhueshme, gjithnjë duke parë se çka po ndodh në vendet e rajonit.
2. Të fillojnë menjëherë shpërndarja e ndihmave familjeve me asistencë sociale, si pako ushqimore, gjësende higjenike, sepse tani veç ka filluar të vërehet mungesa e artikujve ushqimorë nëpër familjet me kushte jo të mira ekonomike, e të cilat nuk i kishin mundësitë për furnizim me artikuj paraprakisht, sepse shumë prej tyre nuk kanë asnjë burim financiar.
Bashkë e me diciplinë, do t’ia dalim!
R. K